IMG_0726

Marina amerikane ka përdorur për herë të parë një mjet detar pa pilot për të shpëtuar personel ushtarak në det, pasi dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të Ushtrisë së SHBA-së u rrëzuan në Lindjen e Mesme.

Operacioni u realizua me një Saronic Corsair, një anije autonome sipërfaqësore 7.3 metra të gjatë, e cila arriti të rikuperonte ushtarakët.

Ky operacion është pjesë e strategjisë së Pentagonit për të zgjeruar përdorimin e mjeteve pa pilot në operacionet ushtarake.

Marina amerikane, përmes njësisë Task Force 59 me bazë në Bahrein, po teston dhe vendos gjithnjë e më shumë mjete autonome në rajon, ndërsa synon që në të ardhmen të ketë në përdorim qindra, madje mijëra dronë detarë të tipit Corsair.