-900-0-1781287291xvrdhpng-379

Pasuri të konsiderueshme janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve për rrjetin e dyshuar të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, në krye të të cilit dyshohet se ishin vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku.

Sipas hetimeve, paratë e rrjetit pastroheshin nga biznesmenë të dyshuar si Ilir Shtufi dhe Artur Shehu.

Sipas vendimit të SPAK, janë sekuestruar vila në zona bregdetare si Green Coast në Palasë, Gjilekë, Jalë dhe Vuno, si dhe vila në Rolling Hills në Tiranë. Po ashtu, janë përfshirë edhe apartamente, truall dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe qytete të tjera.

Në total janë sekuestruar 336 llogari bankare në banka të nivelit të dytë, si dhe pasuri të tjera financiare dhe të paluajtshme, përfshirë shuma që kalojnë disa miliona euro. Gjykata ka vendosur gjithashtu bllokimin e të drejtave për përfitim nga shpronësimet, me vlerë mbi 350 milionë lekë.

Sekuestrimi përfshin edhe shoqëri tregtare, hotele, mjete lundruese dhe automjete luksoze si Lamborghini, Mercedes-Benz dhe Audi S8, të dyshuara si të lidhura me aktivitet kriminal.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë edhe me partnerë ndërkombëtarë për gjurmimin e pasurive të tjera të mundshme.

“Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Vila

Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie
Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie.
Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë
Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë
Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë

Llogari bankare:

336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.
Sekuestro preventive është vendosur edhe  mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.

Truall:

Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.
Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.
11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.
Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.
Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.
Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator)

Hotel:

“AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë

Mjete lundruese:

Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.
Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.

Automjete

Automjet tip Audi S8
Mercedes Benz, model G-Class.
Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.

Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.
Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.
Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë
38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.
Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)
38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)
23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.
106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.
Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.
6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.
2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz
30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal.”, thuhet në njoftimin e SPAK.