-640-0-6a71e5224aacf-1786042652

Policia  e Himarës ka shpallur në kërkim policor ish-policin Uljan Shpataraku.

Ish-zyrtari policor një nga njerëzit më të afërt të ish-kryepolicit Ilir Proda është kallëzuar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut të cilët pretendojnë se janë kanosur e kërcënuar nga Shpatarku.

Pas një debati verbal, punonjësit pretendojnë se i ka kërcënuar me jetë.

Shpataraku aktualisht është i përjashtuar nga organizata e policisë, madje disa ditë më parë kërkoi në gjykatë rikthimin.