-640-0-wmremove-transformed-1-1787162478

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli (të sapomartuar) dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, si dhe mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Vox News ka arritur të sigurojë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit.

Sipas konkluzioneve të ekspertëve, të nxjerra nga videoja, automjeti, në momentet para aksidentit, ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by InfoNews.al (@infonews.al)

Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes rezulton se, në momentin e marrjes së kthesës, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Fillimisht, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur bordurën, duke bërë që automjeti të humbiste më tej stabilitetin.

Pas përplasjes me bordurën, makina është përmbysur dhe më pas ka shkuar zvarrë rreth 40 metra, deri në ndalimin e saj.

Një tjetër element i rëndësishëm i ekspertizës lidhet me gjendjen e drejtuesit. Analizat toksikologjike kanë konfirmuar se ai kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, dy të tjerë ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet.