-640-0-1787158258-fotojaeportugezit-1787159271.png

Gazeta Jonë ka siguruar foton e Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që u vra me thikë në orët e para të së martës në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote”.

20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht.

Natën e ngjarjes së rëndë, të rinjtë po merrnin pjesë në një festë në “Principote”, ku performonin disa DJ francezë. Sipas raportimeve, pas batutave mes grupit nisi një debat për zhurmën, ndërsa konflikti më pas u zhvendos në plazh.

Sipas policisë, shtetasi shqiptaro-britanik David Heurtevent e goditi Mendes me grushte, ndërsa punonjësi i sigurisë Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata, e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Ky është turisti portugez që u vra me thikë në Ksamil

Luis Miguel Varela Mendes dhe Sokrat Vata

Vata ka pretenduar se thika i përkiste viktimës dhe se gjatë konfliktit ia mori nga dora përpara se ta godiste. Ky version po shqyrtohet nga hetuesit.

Pas ngjarjes, Vata u kap në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, të cilët dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës.

David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, vijojnë të jenë në kërkim.

Katër kamerierë dhe katër persona që kryenin rolin e truprojave, mes tyre një punonjës policie, një punonjës i burgjeve dhe një polic bashkiak, janë të arrestuar sepse dyshohet se ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk e raportuan krimin.

Në total, për ngjarjen janë arrestuar 11 persona.