-640-0-policia-naten-1024x559-1782330285

Një 20-vjeçar nga Franca është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët e një një lokali në Ksamil.

Paraprakisht dyshohet se i riu është vrarë me thikë nga një 29-vjeçar nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta.

Pas ngjarjes 29-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” njoftoi sot policia.