Gazetari Basir Çollaku ka publikuar qendrën ku do të qendrojë Ermal Beqiri, pasi u lë nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Francë, ndërsa ka dhënë dhe disa detaje për këtë qendër.
Sipas tij, ka shumë pak gjasa që Beqiri të ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Kjo është qendra penitenciare e Bove, Francë, “kështjella e re” e Ermal Beqirit, i paraburgosur në pritje të procedurës së ekstradimit.
Ndërtuar në qershor 2015, me një kapacitet mbajtës për 606 të paraburgosur, aktualisht në qelitë e saj ndodhen 350 vetë.
Qelitë janë të pajisura me shtrat, karrige, raft, televizor, frigorifer, wc dhe dush. Gjithashtu dhe me telefon fiks.
Qelitë janë individuale ose dyshe.
Që prej 21 janarit 2025 drejtori i kësaj qendre është Franck Leloup.
Qendra ka 200 gardianë dhe 80 personel administrativ dhe shërbimi.
Qendra ka dy sektorë, një për femra dhe një për meshkuj.
Megjithatë ka pak gjasa që Ermal Beqiri të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Nuk duhet harruar se “La raison d’Etat”, (për arsye shtetërore), është shpikje e kulluar franceze…”, shkruan ai.


