-640-0-screenshot-2026-08-26-202202-1787768614

Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Ulian Shpataraku, ish-punonjës policie dhe i besuar i ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ilir Proda.

Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet.

Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Ulian Shpatarakut në këtë çështje.

Më 20 maj Shpataraku u përjashtua nga Policia e Shtetit me urdhër të drejtuesit Skënder Hita, pasi më parë ishte pezulluar. Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Agasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si i dyshuar në krye të një grupi kriminal, i cili përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.