IMG_4662

Janë identifikuar vëlla e motër, të cilët u ndanë tragjikisht nga jeta pasditen e kësaj të premteje në Gjilan. Sipas raportimeve të bëra nga mediat vendase mësohet se viktimat janë Nafije dhe Egzon Bogujevci, rreth 30 vjeç. Ndërsa autori i ngjarjes, që është njëherazi dhe burri i Nafijes, mësohet se është shtetasi Valon Ramushi.

Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të dyfishtë, të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gjilan të Kosovës, policia ka arritur të zbardhë lëvizjet e para të autorit. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në makinat e viktimave.

Mediat vendase shkruajnë se Ramushi është një sipërmarrës i njohur në Gjilan. Konkretisht bëhet me dije se ai ka në pronësi biznesin “Loni Therm”.

Sipas mediave të Kosovës, të dyja palët kanë qenë në automjete, kur papritmas autori i ngjarjes ka dalë nga makina duke u afruar pranë mjetit ku ndodhej kunati i tij dhe xhaxhai i këtij të fundit, të cilët i ka qëlluar.

Më pas autori është drejtuar për në makinën e tij, aty ku ndodhej bashkë më gruan, duke e qëlluar dhe ata dhe duke e lënë të vdekur në vend. Të njëjtin fat pati dhe vëllai i kësaj të fundit.

Sakaq, bëhet me dije se xhaxhai i viktimave i cili mbeti i plagosur nga ngjarja, është dërguar në QKUK ku i është nënshtruar një operacioni, ndërsa gjendja e tij shëndetësore deri në këto momente paraqitet kritike.