-640-0-hhh-1785964324

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin me inicialet Xh. Zh.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.