Screenshot_2-4

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë të qytetit të Sarandës. Për fat të mirë, ngjarja nuk ka shkaktuar persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar me targë IPB 7032. Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet me targë AA 269 SJ.

Si pasojë e aksidentit, mjetet kanë pësuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesit të Volkswagen-it i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.