Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin aludime se kryeministri Edi Rama, gjatë pushimeve ku po pushon prej disa ditësh në jug të vendit, kishte zhvilluar një takim edhe me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros.
Mësohet se takimi është zhvilluar në mënyrë private , teksa janë fotografuar në një darkë private në Dhërmi.

Ky takim merr një tjetër dimension për shkak të marrëdhënieve politike të Ramës me rrethin e presidentit amerikan Donald Trump dhe përplasjes së fortë që presidenti amerikan ka pasur prej vitesh me rrjetin e George Soros.
Vetë Rama ka folur më herët për protestat në Shqipëri, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë edhe faktorë që ai i ka cilësuar si “armiq të Trump”, duke iu referuar në mënyrë indirekte rrjetit të Soros.
Në këtë kontekst, fotografia e re që tregon takimin me Alex Soros ka nxitur pikëpyetje dhe reagime në rrjet, veçanërisht për shkak të kontrastit mes afrimit të Ramës me rrethin e Trump dhe kontakteve të tij me familjen Soros.



