Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së furgonit.
Shoferi i autobusit Redion Hasimi 36 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt ndërroi jetë, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë me saktësi shkakun e ngjarjes.
36-vjeçari përshkonte pothuajse çdo ditë itinerarin Tiranë–Berat dhe anasjelltas.
Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se ai nuk po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.



