57-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.R., ka dhënë dëshminë e tij në polici pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, ai ka shfaqur pendesë për ngjarjen dhe ka pranuar se para aksidentit kishte konsumuar alkool. Gjithashtu, 57-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend detaje nga momenti i aksidentit, duke theksuar se ka qenë në gjendje të dehur.
“Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”ka deklaruar ai.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe, pasi ka goditur fëmijët, ndalet vetëm pasi përplaset me një makinë të parkuar para një lokali.
Fëmijët kanë qenë duke luajtur anës rrugës, e cila duhet theksuar se ishte një rrugë dytësore brenda lagjes dhe jo aks rrugor kryesor.



