IMG_9696

Aeroplani me të cikin udhëtonte kryeministri spanjoll Pedro Sanchez drejt Armenisë bëri një ulje emergjente në Ankara, për shkak të një problemi teknik të paparashikuar gjatë fluturimit.

Avioni qeveritar, me destinacion Armeninë, ku pritet të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, u detyrua të ndërpresë itinerarin dhe të ulet për arsye sigurie. Sipas informacionit të dhënë nga Sekretariati i Komunikimit i qeverisë spanjolle, procesi u zhvillua pa probleme dhe nuk u raportuan lëndime apo incidente mes pasagjerëve.

Delegacioni spanjoll do të qëndrojë përkohësisht në Ankara, ku janë aktivizuar protokollet për raste të tilla. Udhëtimi drejt Armenisë pritet të vazhdojë sapo të zgjidhet problemi teknik.