Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do të lirohen. Sipas tij, mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 fëmijë.
Gogu bëri të ditur gjithashtu se 869 të dënuar do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë.
Ai theksoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.



