-640-0-screenshot-2026-06-17-221541-1781727386

Është gjetur pas dy ditësh kërkime, në Liqenin e Ulëzës, trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajzi, i cili humbi jetën më 15 qershor, teksa po lëvizte me një mjet lundrues.

“Rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e njësisë së polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca vullnetare dhe familjarë, bënë të mundur gjetjen, nxjerrjen nga liqeni dhe identifikimin e trupit të pajetë”, njofton policia e Matit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve dhe ekspertizës mjekoligjore.