-900-0-1790937426xvifhpng-598

Debate me tone të larta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të reformës administrativo-territoriale, ku nuk kanë munguar as ironitë dhe batutat mes deputetëve. Një nga momentet që shkaktoi të qeshura në sallë ishte replika mes deputetes socialiste Zegjine Çaushi dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Gjatë diskutimeve, Çaushi kërkoi që komisioni të vijonte me rendin e ditës, ndërsa iu drejtua Mziut duke i kujtuar se sipas saj, opozita ishte vonuar me kërkesat për reformën. Në replikë, Mziu iu përgjigj me tone ironike, duke kritikuar këshillat e deputetes socialiste të cilat sipas tij “nuk të çojnë askund”.

Pjesë nga debati:

Zegjine Çaushi: Sot u kujtuat për të bashkuar dy nismat? Katër muaj ishit ju ata të cilët bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni për të depozituar nismën tuaj. Po dy orë e gjys duke të dëgjuar ty o Xhelal, se ndalova të të dëgjoja që të shprehesh. Në qoftë se kishin kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe dhe mos e bojkotoje komisionin 4 mua. Shkove bëre plazh atje, fjete dhe gjumë dhe u kujtove tani e kërkon bashkim të nismave.

Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla nga të gjitha fushat është vërtetë një standart shumë i lartë. Do të dëshiroja që Komisioni të shkonte drejt zbatimit të ligjit dhe jo drejt rekomandimeve të Zegjinesë që nuk të dërgojnë askundi përveçse drejt një kolapsi të pushtetit vendor dhe fusha të tjera.