-1000-0-img-2244-6a302c7294ac2

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet të zhvillohet marshimi sipas itinerarit të ri të shpallur nga organizatorët. Njëri prej organizatorëve më aktivë të protestës, Arben Kola, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë kujdes ndaj çdo provokimi dhe të respektojnë itinerarin e përcaktuar, i cili nga sot zhvillohet brenda Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas organizatorëve, protesta do të vijojë në mënyrë paqësore, ndërsa kërkesat mbeten të pandryshuara: largimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja. Protesta e sotme vjen pas dy javësh mobilizimi të përditshëm në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.