-640-0-aaa-1785837824

Këta janë dy prej autorëve të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sidorel Moriseni, 32 vjeç dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, dyshohet se do të ekzekutonin një person në këtë fshat.

Sipas burimeve ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t’i arrestuar. Sipas burimeve, të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime.