zgjedhje

Një incident është shënuar rreth orës 13:00 në qendrën e votimit në Maqellarë të Dibrës.

Raportohet se një kandidat i PS ka goditur komisionerin e të njëjtës forcë politike.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Pilafe në Dibër u regjistruan incidente mes shtabeve elektorale të PD dhe PS.

Partia Demokratike denoncoi se dy automjete po shpërndanin para në këmbim të votave në këtë zonë.

Gjithashtu PD-ja pretendoi se kishte filmuar babanë e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave.

Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, PD pretendon se Gjura ka qëlluar me armë në ajër. /gazetajone