-640-0-jared-1769019689

Disa portale dhe ekrane televizive në Shqipëri dhe Kosovë raportuan se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndodhej në Vlorë.

Pamjet dhe titujt krijuan idenë e një vizite diskrete, por me peshë të jashtëzakonshme gjeopolitike.

Por faktet flasin ndryshe.

Në të njëjtën periudhë kohore, Jared Kushner ishte publikisht i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Jared Kushner në Vlorë apo në Davos? Si mediat dhe TV ranë

Jared Kushner ne Forumin Ekonomik ne Davos, Zvicer

Fotografi, deklarata zyrtare, agjenda publike dhe mbulimi mediatik ndërkombëtar e konfirmojnë qartë pjesëmarrjen e tij në këtë forum, ku mblidhen liderë politikë, ekonomikë dhe financiarë nga e gjithë bota.

Atëherë lind pyetja: si përfundoi Kushner “në Vlorë” në lajmet shqiptare, ndërkohë që ndodhej në Davos?

Ekranet kryesore televizive në Shqipëri dhe Kosovë ranë pre e një lajmi të paverifikuar, duke u kthyer në “zë” të propagandës. /vox