-640-0-img-4924-1783511844

Gjyqtarja e Tiranës, Manjola Xhaxho ka vendosur këtë të mërkurë të përjashtojë kryetarin e institucionit, Flamur Kapllani, nga një proces i paprecedentë gjyqësor kundër mediave, ku me kërkesë të Kapllanit, disa agjenci duhet t’i paguanin biznesmenit Dionis Teqja një shumë prej 680.000 euro.

Vendimi i Manjola Xhaxhos ka rikthyer shpresën dhe besimin e mediave te zbatimi korrekt i ligjit dhe standardeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi pa kryer asnjë verifikim, gjyqtari Flamur Kapllani vendosi muaj më parë që një artikull për biznesmenin Dionis Teqja të konsiderohej “i rremë” dhe mediat ta dëmshpërblenin.

Sot, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin Flamur Kapllani nga procesi, ku ai më herët kishte dhënë masë “sigurim padie”, duke e rikthyer gjyqin në shinat e zbatimit të ligjit.

Por çfarë ka ndodhur?

Në prill 2026, Dionis Teqja i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi ndaj disa mediave, duke pretenduar se në portale të ndryshme ishin publikuar përmbajtje shpifëse në dëm të tij.

Kërkimi për dëmshpërblim ishte i konsiderueshëm: 500.000 euro ndaj gazetaritArsen Rusta, si administrator i weblajm.com, dhe nga 20.000 euro për secilën prej mediave të tjera të paditura, duke e çuar vlerën totale të padisë në 680.000 euro.

Përveç dëmshpërblimit, paditësi kërkoi masa sigurimi, përkatësisht, bllokimin e aksesit publik ndaj tyre. Gjykata, çuditërisht, veproi shpejt: katër ditë pas depozitimit të kërkesëpadisë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e asnjë pale, pranoi masën e sigurimit.

Një shpejtësi marramendëse që do ta kishte zili edhe vetë zoti Kapllani që duhet ta ketë studiuar me korrespondencë në vitin 1997, kur thotë se ka përfunduar Juridikun, me korrespondencë.

Atëherë kur Shqipëria u përfshi në trazira të mëdha civile, një student me korrespondencë, nga Skrapari në Tiranë, merrte diplomën për të dhënë “drejtësi” në emër të biznesmenit.

Të jenë vallë një gjyqtar dhe një biznesmen të vetëm në një aksion mediatik censurimi?

Këtë do ta mësojmë gjatë këtij procesi, i cili do të duhet të jetë një rast I pastër studimor universitar, që duhet tu shërbejë brezave në vazhdim./voxnews