Evropa pritet të përfshihet nga një valë e fortë të nxehti gjatë ditëve në vijim, teksa shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar krijimin e një “kupole nxehtësie” mbi pjesën më të madhe të kontinentit.
Sipas parashikimeve, temperaturat në disa zona do të rriten deri në 15 gradë mbi mesataren sezonale për fundin e majit. Më të prekurat do të jenë Spanja dhe Portugalia, ku termometri pritet të shënojë nga 35 deri në 39 gradë Celsius.
Masa e ajrit të nxehtë, që vjen nga Afrika Veriore, do të shtrihet gradualisht drejt veriut dhe lindjes së kontinentit, duke sjellë temperatura të larta edhe në Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku temperaturat pritet të luhaten nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Meteorologët shpjegojnë se fenomeni i njohur si “kupolë nxehtësie” krijohet kur një zonë me presion të lartë atmosferik bllokon ajrin e nxehtë mbi një rajon për një periudhë të gjatë kohe. Ky sistem favorizon mot të kthjellët, shumë diell dhe mungesë reshjesh, duke bërë që temperaturat të rriten edhe më tej.
Ekspertët paralajmërojnë se disa vende europiane mund të përjetojnë ditët e para ekstremisht të nxehta për vitin 2026, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta dhe thatësira.



