1786645296_Screenshot41

Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur jetën dhe banesat e qytetarëve, por edhe për të shpëtuar faunën e egër të vendit.

Një dëshmi e veçantë vjen nga Shmili i Elbasanit, ku efektivët e Forcave të Armatosura kanë fotografuar një arushë të murrme së bashku me këlyshin e saj, teksa përgatiteshin për operacionin e shuarjes së zjarreve në zonë.

Mes vatrave të zjarrit dhe tymit, prania e tyre tregon edhe një tjetër pasojë të rëndë të flakëve: kërcënimin ndaj kafshëve të egra dhe habitatit të tyre.