-900-0-1790243387ximg-3263-301

Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Embro Sulejmani në GJKKO, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ka mohuar përpara GJKKO-së të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke deklaruar se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet.

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës.

Sipas SPAK, Sulejmani dyshohet se ka ndihmuar Agasin për të fshirë gjurmët e takimeve të tij në ambientet e lokalit, gjatë periudhës kur ai ishte në arrati. Në kuadër të hetimit dyshohet se janë fshirë edhe pamje që dokumentonin takimet e Agasit me zyrtarë të lartë.

GJKKO ka lënë në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.