Vetëm pak minuta në godinën e xhamtë. Asnjë fjalë në hyrje, asnjë fjalë në dalje. Por pas dyerve të SPAK, Belinda Ballukun e priste një dosje që duket se po bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Ish-zv.kryeministrja u rikthye në SPAK më shumë se nëntë muaj nga dita kur u mor e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Këtë herë, megjithatë, çështja nuk ishte vetëm Llogaraja. Prokurorët e posaçëm e kanë marrë të pandehur edhe për lotet e Unazës së Madhe, pasi nga hetimet ka rezultuar se ish-ministrja i ka paracaktuar fituesit në bashkëpunim me vartësit e saj, ku rol kyç ka Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së që ndodhet në qeli prej më shumë se dy vitesh.
Balluku hyri, firmosi aktet dhe doli. Por ajo që po kërkojnë prokurorët mund të përcaktojë nëse dalja e radhës nga ajo godinë do të jetë po aq e qetë.
Jashtë dyerve të SPAK, Balluku kyçi gojën. Nuk bëri asnjë koment për mediat. Siç thanë burimet, përballë oficerëve të BKH-së ka zgjedhur të mos japë shpjegime, ndërsa është mjaftuar vetëm me firmosjen e akteve.
Ish-numri dy i qeverisë është njohur dhe me vendimin e zgjatjes së hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë. Prokurorët argumentojnë se duan kohë shtesë për të kryer veprime hetimore, pasi ish-ministren po e hetojnë për korrupsion e pastrim parash.
E pikërisht te këto dy vepra qëndron “thembra e Akilit”. Sepse nëse për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim, ish-zyrtarja rrezikon një dënim të lehtë, për korrupsion e pastrim parash marzhi i dënimit rritet ndjeshëm.
Ndaj sfida e prokurorëve është pikërisht në sigurimin e sa më shumë provave për të provuar korrupsionin e Ballukut. Ndaj, në kërkim të provave të reja janë ushtruar kontrolle të reja përgjatë të enjtes në banesa e ambiente të ndryshme.
“Kemi përparuar me hetimet”, theksoi një burim.
Në ditën e fundit të korrikut, Belinda Balluku doli nga SPAK njësoj siç kishte hyrë: në heshtje. Kaloi vetëm pak minuta brenda godinës dhe u largua pa thënë asnjë fjalë.
Por heshtja e disa minutave të fundit të korrikut mund të jetë vetëm hyrja e një vjeshte shumë më të zhurmshme.
Pak minuta në SPAK, një vjeshtë përpara: Dosja që mund të rikthejë kërkesën për arrestimin e Ballukut

Prokurorët kanë edhe tre muaj kohë, kontrollet për prova të reja kanë nisur dhe hetimi për korrupsion e pastrim parash mbetet pjesa më e rëndë e dosjes. Nëse këto dyshime arrijnë të mbështeten me prova, në tryezën e SPAK mund të rikthehet edhe një çështje që deri tani ka mbetur pezull: një kërkesë e re për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë.
Kështu, ndërsa Balluku u largua qetësisht nga godina e xhamtë, dosja mbeti brenda. Dhe pikërisht ajo dosje mund ta rikthejë shumë shpejt përsëri aty.