IMG_4475

Kryeministri Edi Rama nuk shkon prej kohësh të shohë ndeshje në stadium, por tifozët nuk e harrojnë.

Edhe në ndeshjen e mbrëmjes së të martë në stadiumin “Air Albania”, u dëgjuan për disa minuta në kor thirrjet: “Rama jepe dorëheqjen!”

Nuk munguan më pas as thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Në pamjet e siguruara nga lapsi.al shihet se si tifozët u janë bashkuar thirrjeve të protestës që për më shumë se 130 ditë vijon në Bulevard.