Kreu i SPAK, Klodian Braho është në Komisionin e Ligjeve për raportimin e vitit 2025, ku u pyet për arrestimin e Belinda Ballukut dhe pengimin me votë nga ana e mazhorancës.
Ai hezitoi të flasë në detaje për dosjen, por deklaroi dëmet e hetimit nga mos arrestimi i saj.
“Qëndrimi i prokurorisë është publik. Imuniteti nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetim të plotë e të pavarur. Mungesa e një mase mund ta vështirësojë apo dëmtojë hetimin, por ne jemi të detyruar të respektojmë ligjet. Personalisht jam i mendimit që nuk duhet të ketë imunitet fare, por prokuroria do të punojë me ato mjete ligjore që ka në dispozicion”,-tha Braho.
Kreu i SPAK tha gjithashtu se po bën një hetim dinamik për Eco Park në Durrës, çështje që e quajti komplekse,.



