marin gjonaj

Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar pas raportimeve për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”.

Zëdhënësja e organit kryesor të ndjekjes penale në Kosovë, Arbnora Luta, ka thënë se Prokuroria Speciale “po e trajton rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

“Ju njoftojmë se, lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare”, i tha VOX Kosovës, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

ETMT Energy, me pronar oligarkun Marin Gjonaj, vetëm për dy muaj(shkurt dhe mars 2026) ka pasur qarkullim mbi 24 milionë euro. E njëjta, operon me vetëm një punëtor të regjistruar e me zyre të mbyllura në dry.

ETMT në Kosovë në janarin e vitit 2025 kishte qarkullim vetëm 90 euro.

Lidhjet e pronarit të ETMT-së, Marin Gjonaj me pushtetin në Kosovë:

Marin Gjonaj është në lidhje biznesore me deputetin e Vetëvendosjes, Ejup Ahmeti. Të dy së bashku zotërojnë kompaninë “Top Fruits” në Shqipëri, e cila akuzohet nga shteti shqiptar për manipulim me fondet publike të granteve.

Ai madje është parë disa herë në shoqërinë e Ahmetit.

Përveç me Ahmetin, ka edhe fotografi të tjera ku shihet se Gjonaj ka pasur takime edhe me zv/ministrin e Ekonomisë, sektorit përgjegjës për energjinë në Kosovë, Getoar Mjeku.

ETMT Energy, përveç në Kosovë, ka degë edhe në Beograd. E njëjta, është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë në shtator të vitit 2021, në kohën kur pushtetin e kishte marrë Vetëvendosje. /VoxKosova