IMG_4624

Kuvendi ka miratuar hartën e re territoriale me 46 bashki, pas një seance të gjatë që zgjati rreth 15 orë debat.

Reforma mori 85 vota pro, duke kaluar në Kuvend pavarësisht kundërshtimit të opozitës. Ndarja e re ul numrin e bashkive nga 61 në 46, duke ndryshuar organizimin territorial të vendit.

Mes deputetëve që votuan në favor ishin edhe Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, pavarësisht kundërshtimeve që kishin shprehur më parë.

Në momentin vendimtar, të dy mbështetën miratimin e reformës. Qëndrimet e tyre kritike nuk u përkthyen në vota kundër hartës së re.

Votimi nxjerr në pah distancën mes kundërshtimeve të shprehura gjatë diskutimeve dhe qëndrimit përfundimtar në sallën e Kuvendit.

Me votat e tyre pro, Braçe dhe Spiropali iu bashkuan shumicës që miratoi reduktimin me 15 të numrit të bashkive. /gazetajone