-900-0-1779609807xedi-rama-7-1024x611-738

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane, foli edhe për protestën e paradites së djeshme para Parlamentit.

Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë që është pjesa e dukshme. Po reflektojmë, po mbledhim të gjitha episodet e qytetarëve të ndershëm“, tha Rama.

Në lidhje me shërbimin publik, kreu i qeverisë tha: “Lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymin e gjërave, është se sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Sistemi po lufton korrupsionin dhe jo voluntarizmi.

Faktikisht, kjo gjë po ndodh. Kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë, nga maja e asaj eksperience, të them që në fund të ditës e rëndësishme për shtetndërtimin është tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë.

Episodet e zhurmshme nuk e bëjnë sistemin. Besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të pazakonshme, lidhet me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka administratë me standardet e BE”, shtoi kryeministri.