IMG_6699

Një ngjarje e rëndë është raportuar brenda pak orëve në Lushnjë, ku babë e bir kanë humbur jetën.

Në familjen Qokaj, fillimisht ishte i pari i shtëpisë, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj që ndërroi jetë.

Por pak orë pasi i biri, 49-vjeçari Besnik Qokaj, i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, ka ndërruar jetë.

Një ditë më parë ai njoftoi humbjen e të atit, por në mbrëmje teksa është shtrirë për t’u qetësuar, u gjet i pajetë nga familjarët.

Bashkëshortja ka shkuar për ta zgjuar nga gjumi, por Besnik Qokaj nuk ka reaguar, e më pas u konstatua i vdekur.

Ai dyshohet se ka humbur si pasojë e një arresti kardiak

Personat që e njihnin Besnik Qokajn e përshkruanin si një njeri të rrallë dhe model në Lushnje.

Dy të ndjerët ishin nga Curraj i Epërm në Tropojë, ndërkohë që jetonin prej vitesh në Lushnje.