Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Europën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta.
Megjithatë, sipas sinoptikanëve vendi ynë është ende në periferi të valës që ka përfshirë kontinentin, ndërsa temperaturat pritet të rriten më shumë gjatë fundjavës së ardhshme.
Megjithëse me temperatura të larta, gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
Për shkak të efektit El Nino, sinoptikanët parashikojnë një verë me temperatura ekstreme, ku pritet të thyhen edhe rekordet e vitit 2023, i regjistruar si më i nxehti në histori.



