ambulance-naten-2

Një aksident në aksin rrugor Laç-Patok i ka marrë jetën një 37- vjeçari. Ky i fundit, siç njofton Policia, po drejtonte një ciklomotor kur u përplas nga një makinë.

Pavarësisht se u transportua te spitali i Traumës në kryeqytet, ai nuk ia doli të mbijetonte prej plagëve të rënda.

Ndërkohë, shoferja 33-vjeçare e automjetit ka rënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.