Sipas të dhënave të sistemit të policisë, Klosi rezulton me plot 26 gjoba të papaguara, vetëm një më pak se kolegia e tij në PS, Olta Xhaçka, e cila kryeson me 27 gjoba.
Ky zbulim ngre pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Nëse një qytetar i zakonshëm do të kishte një numër të tillë gjobash të papaguara, atij do t’i ishte pezulluar menjëherë leja e qarkullimit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.
Ky trajtim i privilegjuar për funksionarët e lartë shtetërorë dëshmon për standardet e dyfishta që vijojnë të jenë prezentë në zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin për shkeljet rrugore.
Institucionet përkatëse ende nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë çështje. /gazetajone



