Prokuroria e Kukësit urdhëron kërkime të reja për Nadire Shpatën 48 vjeç, e cila rezulton e dënuar prej me shumë se një viti e gjysmë.
Gruaja u zhduk nga banesë pak kohë pasi bashkëshorti i saj Imer Shpata ishte liruar nga burgu pasi kishte vuajtur një dënim.
Sipas urdhrit policia duhet të kryejë kërkime në zonat përreth banesës së çiftit në fshatin Bujan të Tropojës. Më herët kërkimet janë shtrirë deri pranë Gjakovës dhe në Durrës ku Imer Shpata udhëtoi fill pas zhdukjes së mistershme të gruas së tij.
Familja e 48-vjeçares ndërkohë i është drejtuar disa herë më shkresa prokurorisë duke këmbëngulur në thellimin e hetimeve.
Imer Shpata ndërkohë është me shtrim të detyruar pasi rezultoi i papërgjegjshëm mendërisht. Ai u akuzua për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij pas zhdukjes së gruas iu gjetën dhe sekuestruan armë.
Zhdukja e Nadire Shpatës vijon të jetë mister. Prokuroria po heton mbi dyshimet se mund të jetë vrarë nga bashkëshorti, i cili ka refuzuar kategorikisht të flasë për hetuesit.



