Vrasja e Bujar Nasufit, e cila ndodhi në 12 Janar të këtij viti në zonën e Selitës ka ndodhur për shkak të konfliktit për pronës. Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë shkaqet si dhe porositësit e vrasjes së 56-vjeçarit.
Kanë qenë dy vëllezër, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone, që ndodhet në zonën e Selitës, ku jetonte dhe viktima.
Vëllezërit Xhani nuk janë emra të panjohur për blutë, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në një restorant në Gjirin e Lalzit, nga operacioni policor i koduar “Enigma”, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.
Motivi i ekzekutimit të Bujar Nasufit
Mësohet se babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës. Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë prej rreth 30 mijë eurosh janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.
Ai mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas i gjetën nga policia.
Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 janarit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.
Ai u qëllua me breshëri automatiku sapo mbërriti në vendparkimin pak metra larg banesës së tij. Autori e ka pritur Nasufin në afërsi të banesës dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda automjetit në momentin kur autori e qëlloi shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Nasufi kishte një biznes mobilerie, dhe nuk njihej për precedent të mëparshëm penalë.



