Qeveria ka miratuar bonusin e fudvitit për pensionistët, ndërsa lajmi është bërë me dije nga ministri i Financave, Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve.
Malaj tha se për pensionet nën 20 mijë lekë në muaj, bonusi i parashikuar për fundvit është 15 mijë lekë, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 10 mijë lekë.
Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm.
Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.



