Pas ditëve me diell vendi është përfshirë gjatë ditës së sotme nga mot i keq me reshje shiu, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore.
Reshjet e borës përfshinë territorin e bashkive Pukë e Fushë Arrëz mëngjesin e kësaj të premte, teksa temperaturat kanë zbritur në 0 grad celcius.
Reshjet që vijoi të bien kanë shkaktuar terrene të rrëshqitshme në rrugët e qytetit, ndërkohë në akset nacionale u bë kriposja e rrugëve në kohë dhe qarkullimi vijon normalisht.
Edhe segmentet rrugore rurale momentalisht janë të kalueshme, ndërsa trashësia e borës pritet të krijoi probleme kryesisht ne aksin rrugor Kryezi -Iballes ku trashesia e borës në Qafën e Sharit i ka kaluar 20 cm.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë mëngjes qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth, ndërsa nuk ka akse rrugore të bllokuara dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë.



