Telefoni i gjetur në burgun e Durrësit nga kontrollet e ushtruara këtë të premte nga drejtoria e Burgjeve, SPAK dhe BKH i përket Artur Hoxhosmanit, një person i arrestuar dhe i akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.
Grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës ku bënin pjesë vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani u godit nga SPAK rreth një vit më parë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.
Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.
Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit”,- njoftoi sot Drejtoria e Burgjeve.




