IMG_0027

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur një tjetër leje tepër të dyshimtë për ndërtimin e kullave, sidomos në Tiranë, në një nga zonat më historike, ku përfitues janë njerëzit pranë mazhorancës. Kësaj herë, “fati” i ra Rei Xhakollit, djalit të kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, i cili do të ndërtojë një kullë plot 16 kate të lartë, në Njësinë Administrative Nr.8, teksa dyshimi mbetet se si këta njerëz, me këto lidhje, arrijnë të marrin këto leje me lehtësinë më të madhe.

Duket se, me këto vendime, babai i Reit, do ta ketë akoma më të lehtë që të rikandidojë në Bashkinë e Pogradecit, ku duket se asnjë prej këta shtetarëve s’e ka mendjen të rregullojë punët, por të rregullojë punët e familjes, me lidhjet dhe gjithçka që ofron ai post. Normalisht, familja Xhakolli vjen nga biznesi, por fakti që biznesi lidhjet me politikën, aq më tepër që djali i familjes merr leje në Tiranë, do të thotë posti dhe politika ia ka vlejtur për të shumëfishuar pasurinë, duke ndërtuar një kullë në një nga lagjet më historike, atje ku kullat s’kanë të ndalur.

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Dokument: Leja e KKTU-së për kompaninë “Am & Zo”, për kullën 16 kate në rrugën “Dervish Hekali”

Vox News ka hulumtuar dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku rezulton se ditët e fundit, në maj 2026, KKTU-ja ka zbardhur lejen e ndërtimit, të emërtuar “Mara Palace”, objekt me funksion rezidencial dhe shërbime 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Vendndodhja është në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Am & Zo” sh.p.k.

“Prona që do të zhvillohet ndodhet në qendër të Tiranës, në Rrugën ‘Dervish Hekali’ Tiranë, në një hapësirë urbane me një pozicion strategjik dhe të favorshëm e rrethuar nga të dy anët me rrugëkryesore. Njolla e ndërtimit përfshin brenda konturit të saj të kufirit të pronës pronën me nr. Pasurie 7/224 nga e cila zhvillohet projekti i propozuar për objektin strukturë shërbimi dhe banimi. Objekti i propozuar ka një sipërfaqe njolle prej 312 m² dhe sipërfaqe totale e ndërtimit mbi tokë 4992 m², ndërsa sipërfaqja e ndërtimit nëntoke 1321 m² me koefiçent shfrytëzimi 58.07 % dhe intensitet ndërtimi 9.29”, thuhet në këto dokument.

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Në foto: Gjendja ekzistuese e truallit ku do të ndërtohet kulla 16 kate

Në dokumente saktësohet se trualli ka një formë të rregullt dhe sipërfaqe totale 537 m², me një gjurmë ndërtimi aktuale prej 312 m². “Afërsia me shkollën e ‘Kuqe’ vendos truallin brenda një konteksti me intensitet të lartë të lëvizjes këmbësore gjatë orareve shkollore dhe me prani të shërbimeve dhe bizneseve në perimetër” thuhet në këtë leje.

Sipas saj, zona rrethuese në këtë pjesë të Tiranës zakonisht karakterizohet nga një përzierje e ndërtimit rezidencial dhe komercial të densitetit mesatar-të lartë, infrastrukturë rrugore primare me trafikun e përditshëm, akses i favorshëm ndaj linjave të transportit publik dhe presion për parkim në rrugë, faktorë që ndikojnë në mënyrën e organizimit të hapësirave të jashtme dhe të qarkullimit.

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Në foto: Projekti i kullës së Rei Xhakollit

Leja përcakton se projekti “Mara Palace” konceptohet si një strukturë vertikale multifunksionale me 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Në leje shkruhet se përgjatë kufijve të parcelës është parashikuar një brez gjelbërimi, por me këtë koefiçent ndërtimi, apo edhe afërsia me pallatet e tjera shumë katëshe në zonë, duket se e gjithë sipërfaqja do të betonohet.

Një tjetër zonë, madje historike, që po e përpin betoni, ku deri para pak vitesh, zona njihej si “Tirana autoktone”. Ndërsa tashmë atje janë prishur pjesa më e madhe e banesave historike të Tiranës, duke ua lënë vendin ndërtimeve shumëkatëshe, që po rrafshojnë çdo copëz historie.

Rama i firmos lejen e ndërtimit për kullë 16 kate Rei Xhakollit,

Dokument: Akti i themelimit të kompanisë “Am & Zo”, ku 50 % të aksioneve i ka Rei Xhakolli

Vox News ka hulumtuar të tjera dokumente, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, u rezulton se aksionerë të kompanisë “Am & Zo” janë Rei Xhakolli dhe Orges Cunge. Janë të dy në të njëjtën moshë, rreth 31 vjeç, ku Rei është djali i Ilir Xhakollit, kryetarit të Bashkisë së Pogradecit.

Firma e tyre është themeluar pak vite më parë dhe merret me ndërtime, ndërsa paralelisht me detyrën e babait, 30-vjeçari Rei ka filluar që të merret rëndshëm me ndërtime, pasi me lidhjet politike, por edhe nga biznesi, po ia arrin që të ndërtojë edhe kulla të stërmëdha.

Normalisht me “ndihmën” e të atit, i cili ka punuar në shtet për vite me radhë, madje në kohëra të arta dhe pa kontroll, Iliri ka qenë doganier. Pas vitit 2013, ai ka qenë pjesë e mazhorancës aktuale, fillimisht si deputet dhe më pas, në vitin 2019, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Shtatë vitet e fundit kanë qenë tepër fitimprurëse për familjen e tij, pasi Iliri fillimisht e punësoi Rein në administratën shtetërore, duke u marrë me tendera, më pas në kompaninë shtetërore “Albgaz”, dhe që prej vitit 2023, ai i është përkushtuar totalisht firmës private.