Ersild Alliu është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës.
Policia e Shtetit njoftoi se efektivi është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor për veprimet e kryera gjatë protestës.
Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, Alliu nuk kishte marrë urdhër nga eprorët për të përdorur plumba gome ndaj protestuesve.
Policia e cilëson përdorimin e plumbit të gomës ndaj deputetit demokrat si një veprim individual të efektivit, të kryer pa urdhër.
Hetimi disiplinor do të shqyrtojë rrethanat e ngjarjes dhe respektimin e procedurave që rregullojnë përdorimin e forcës nga punonjësit e policisë gjatë protestave.



