Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 17 burg burg Erjon Llapushin, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit.
Ai u cilësua fajtor për vrasje me dashje pasi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarierit, Gazment Kurmaku në një lokal në Fushë Labinot në Elbasan. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 20 vjet burg. Erjon Llapushi është në listën e personave më të rrezikshëm në vend dhe prej 15 vitesh është përfshirë në krime që nga gjobëvënia e deri tek vrasja.



