-640-0-197-1785419325

Një deklartë tronditëse është bërë së fundi në polici nga nëna e 24 vjeçares Blerina Çobaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët e saj 18 muajsh dhe 3 vjeç tragjikisht ditën e djeshme në në Domen të Postribës për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Sipas saj e bija, Blerina kishte kohë që dhunohej nga bashkëshorti. Dhe edhe pse në kushtet e tronditjes psikike për shkak të ngjarjes shumë të rëndë, nëna e ka dhënë deklaratën e saj një ditë më parë në Policinë e Shkodrës.

Ajo ka treguar se para disa muajsh, familja ka tentuar të marrë vajzën me dy fëmijët e saj por 24 vjeçarja edhe pse fillimisht e ka kërkuar vetë këtë gjë, më pas është penduar dhe ka vijuar të qëndrojë tek bashkëshorti i saj.

E ëma ka treguar se Blerina Çobaj nuk kishte celular dhe se komunikimi me familjen ishte shumë i pakët duke qenë se jetonin në gjermani ashtu siç kemi raportuar edhe më parë.

Të dyja familjet, kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë me njëra-tjetrën duke mos pasur komunikim normal, gjë e cila është vërejtur edhe ditën e djeshme.

Nga ana tjetër bashkëshorti i të ndjerës ka deklaruar se nuk kanë pasur probleme në çift, teksa për shkak të tragjedisë është në gjendje shumë të rëndë psikologjike.

Sipas asaj që është raportuar deri më tani nga grupi hetimor, dhuna e pretenduar nga familja e vazjës nuk ka pasur asnjë ndikim në ngjarjen tragjike, e cila shihet me bindje si aksidentale.

Kujtojmë se sipas burimeve për media pranë grupit hetimor trupat e tre viktimave janë gjetur shumë pranë njëri-tjetrit.

Kur ka rënë zjarri mendohet se nëna me nxitim ka mbrojtur fëmijët e saj duke mos mundur të dalë jashtë, i vogli i saj Amar vetëm 18 muajsh është gjetur në krahët e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër Anuar shumë pranë tyre.

Gjithçka mbeti në shtëpi ishin bombola e vogël, susta e një krevati, dhe muret e vjetër të banesës.

Sipas hetimeve të deritanishme  dyshohet se e reja kishte ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve.

Për pasojë të presionit të lartë, raportohet se çatia e banesës ka rënë dhe dhe gruaja me 2 të vegjlit e saj ngecën brenda duke u djegur brenda shtëpisë.

Ngjarja e rëndë thuhet se u mësua nga raportimi i një qytetari i cili sapo pa zjarrin nga një distancë e largët, telefonoi menjëherë zjarrfikësit.

Flakët u përshkallëzuan dhe shkrumbuan banesën, pasi shtëpia ndodhej në një terren të vështirë që ishte i paarritshëm për shkak të mungesës së rrugës.