IMG_9783

Një pronë e stërmadhe në zonën e ish-fushës së Aviacionit në Tiranë do t’i jepet privatit, për ta bërë kulla, teksa shteti do të marrë një përqindje, e cila deri më tani ka qenë më e ulta ndër projektet e hapura dhe të mbyllura të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Dokumentet që ka hulumtuar Vox News tregojnë se kjo korporatë ka marrë nën administrim truallin ku ndodhej dikur Hambari i Helikopterëve, një pronë tërësisht shtetërore, e përdorur për vite me radhë për shërbime civile dhe ushtarake, teksa në atë që dikur ishte krenaria e forcave ajrore, sot do “krenohemi” me kulla të radhës.

Duket se, edhe ato pak prona shtetërore në zona elitare po grabiten dita-ditës, me projekte tepër të dyshimta dhe tërësisht në favor të investitorëve privatë, të cilët me lidhjet deri në kupolën qeverisëse, ia kanë arritur të dalin fitues, teksa nuk ka informacione të mëtejshme se si do të ndahet torta e ambienteve shtetërore.

Hambarët e helikopterëve do bëhen kulla - Hapet projekti i

Hambarët e helikopterëve do bëhen kulla - Hapet projekti i

Faksimile: Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës për tjetërsimin e Hambarit të Helikopterëve

Dikur, prona në fjalë ishte një godinë e stërmadhe nga ku niseshin helikopterët civilë dhe ushtarakë, të cilët kohët e fundit janë transferuar në zonën e Farkës, ndërsa atij hambari ia kishin vënë syrin biznesmenë të fuqishëm. Vox News ka hulumtuar dokumentet e kësaj thirre, ku rezulton se emri i projektit është “Korpusi i Institucioneve të Pavarura” dhe “Qendra për Zhvillimin Multifunksional”.

“Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe partnerëve publikë, përfitues në këtë projekt dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit”, pra një falje të pronës publike.

Më tej shkruhet se, projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të projektojë dhe zhvillojë në Tiranë dy objekte me funksion publik, konkretisht objektin publik ‘Korpusi i Institucioneve të Pavarura’ në zonën urbane në Njësinë Administrative nr. 2, Tiranë dhe ‘Qendrën për Zhvillimin Multifunksional, Tiranë’, ku përfshihen klinika e re mjekësore dhe palestra sportive komunitare publike në Njësinë Administrative nr. 7, Tiranë .

“Objektet publike financohen nga pjesa takuese e Korporatës në objektin multifunksional për sipërmarrje, i cili gjithashtu projektohet dhe zhvillohet nga partneri privat në pronën e Korporatës në zonën e ish- Fushës së Aviacionit, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”, vijon dokumenti.

Hambarët e helikopterëve do bëhen kulla - Hapet projekti i