-900-0-1783018852xchatgpt-image-jul-2-2026-08-59-54-pm-782

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, siguruar nga Gazeta Jonë lidhur me grupin kriminal të trafikut të drogës e pastrimit të parave duke nxjerr në pah ‘pazare’ dhe emra të famshëm të botës së biznesit në Shqipëri. Bazuar përgjimeve në aplikacionin Sky Ecc të dokumentuara nga SPAK, rezulton përfshirja e CEO-së së bankës FIBANK, Elma Lloja dhe drejtorit të saj, Gledis Hysenaj për të kaluar në llogaritë e dy shtetasve 400 mijë euro me argumentin “Blerje Gomone”.

Gomonja ka kushtuar realisht 850 mijë euro, por me letra në bankë, për të pastruar, justifikuar apo qarkulluar paratë, është shënuar vlera prej 400 mijë eurosh. Konkretisht Adrian Rama i kërkon Edmond Jaupit  të kalojë në pronësi të këtij të fundit mjetin lundrues gomone ‘Uragan’.

B- Ça do bëjmë me ato letrat e gomones? Do bojmë nai gjo për t’honën, apo kur të vish ti?
A – Po kur të vij unë o vlla. Ç’ke me letrat ti. N’rregull i ke tani.
B – E po t’bojmë ça do bojmë me ate, apо…?
A – Po ti njësoj do ta mbash autorizimin. Si nga ai, si nga mu, ç’rëndësi ka? S’ka lidhje.
B – Jo, me i kalu atij, se desha me pru… të dhënat ai. E kupton? Gjërat.
A – Kush do?
B – Ngaqë m’the t’premten ti mu, t’bi pagesën. Do ta bi them ai, apo t’i them kur t’vish ti o vlla.

Nga biseda evidentohet fakti se Edmond Jaupaj shprehet se ka blerë gomonen në vlerën katërqind mijë euro, por në fakt janë paguar tetëqind e pesëdhjetë mijë euro. Nisur nga fakti se shtetasi Dorin Maraku thotë “Ti e ke marr per at’ tjetrin, e ke fjalen?”, dhe Edmond Jaupi i konfirmon, krijohet bindja se mjeti nuk është në pronësinë e Edmond Jaupit, por të Adrian Ramës, siç rezulton nga komunikimet e tjera të zhvilluar lidhur me mjetin lundrues.

Përgjimet nga dosja 'Aruba'! Si CEO i FIBANK fshehu gomonen

PJESE NGA DOSJA

A: Hiç o, mirë. Kam një gomone që e kam me lizing te Fibanku.

B: Ehe.

A: Dua t’ia kaloj njërit që merret me gomone, se s’e dua më.

B: Po.

A: Ajo, për t’u blerë, është blerë 850 mijë euro, por në bankë, me kalim bankar, është bërë 400 mijë.

B: Ehe?

A: Lizing për atë… kam marrë 200 mijë, më duket, se 200 mijë ia kam bërë pagesë.

B: Po.

A: Tani dua t’ia mbyll atë lizingun atij.

B: Ti e ke marrë për atë tjetrin, e ke fjalën?

A: Eeee.

B: Apo do t’ia transferosh atij?

A: Tani unë dua t’ia transferoj, po atij nuk ia transferojnë. Duhet ta mbyll unë atë. Dhe zëmë se vajta e mbylla unë. E mbylla lizingun, se njëqind e ca mijë euro kanë ngelur.

B: Po.

A: Tani…

B: Ti do që ta bësh te unë?

A: Këtij zotërisë ia bëjmë dot te ty?

B: Duhet të pyes pak për këtë, ta diskutoj pak. Se ngaqë është varkë, për varka s’kemi bërë.

A: Po është kështu mo, është nga këto markat. Është… është e mirë.

B: E marr vesh, e kuptoj o burrë. Pa diskutim. S’kemi bërë ndonjëherë më. Nuk e kemi…

A- Mmmm.
B- Edhe atje e ke n’emrin tat. Ke len dicka garanci kam pershtypjen. Te ajo.
A- Jo, jo. Jo, jo, jo. Thjesht…
B- Kan marr vetem ate… asetin.
A- Mhh, po. Domethen tamam tamam, ajo nuk esht e imja.
B-E kuptoj.
A- E kupton? Thjesht kam… nuk e benin dot ata aq lek vleren, dhe un nga meraku ja mora leket dhe
nga meraku e bera lizing n’kuptimin qe… eeee… se ata e pagun t’gjithen, nuk esht se ki..kam ndonje
detyrim un. Ua mora leket.
B- Te cili e ke ble о?
A- E kam ble te nje djal. Po Lirit do t’ja kaloj. Lirit t’varkave do ja kaloj.
B- Mar vesh.
A- (degjohet ambjental) Po, e kam bler nga gruja (nuk kuptohet) (flet ne telefon) E kan bler nga gruja e
njerit ata.
B- E me nejse, hajt, s’ka rendsi.
A- Domethen esht bler katerqind mij me letra. N’fakt esht bler tetqind e pesdhjet mij euro.
B- Vleren e tregut e ka tetqind e pesdhjet po themi.
A- Ajo sot nuk esht… nuk e… nuk esht me pak se shtatqind mij euro, nuk e gjen dot

Përgjimet nga dosja 'Aruba'! Si CEO i FIBANK fshehu gomonen

Më pas paratë kanë kaluar nga FIBANK në BKT.

“Po në të njëjtën datë, 26.05.2023, shtetasit D.Dh dhe P.Dh (në cilësinë e shitësit) kanë nënshkruar kontratën me nr. repertori 2059 dhe nr. koleksioni 620, me të cilën i kanë shitur mjetin lundrues “Uragan”, me nr. shasie GR-TEC4T113E222, palës blerëse Banka e Parë e Investimeve – Albania sh.a., regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me vendim nr. 35506, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, NIPT K72014801J, me seli në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, kati 14, Tiranë, e përfaqësuar rregullisht nga znj. Elma Lloja, shtetase shqiptare, në cilësinë e CEO dhe Drejtoreshës Ekzekutive, dhe z. Gledis Hysenaj, shtetas shqiptar, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Biznesit. Palët kanë rënë dakord që çmimi i mjetit lundrues të përshkruar më sipër është 400,000 euro (katërqind mijë euro). Palët deklarojnë se shuma e çmimit të shitjes do të likuidohet nëpërmjet llogarive bankare dhe do të kalojë në llogarinë e palës shitëse D.Dh pranë Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.”-thuhet në dosjen e SPAK.