Aerial drone view of Tirana, Albania

Aerial drone view of Tirana, Albania. City centre with modern buildings, stadium, residential district and greenery. Mountains in the distance

Tirana është qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Një renditje e përpiluar nga Alessandro Palombo, një ekspert i njohur në këtë fushë dhe zotërues i disa fintecheve me emër, që këshillojnë nomadët dixhitalë se ku të vendosen, e ka klasifikuar kryeqytetin e Shqipërisë si vendin më të keq për të jetuar në gjithë kontinentin Europian.

Renditja bazohet në dy tregues. Ato janë përballueshmëria dhe cilësia e jetesës. Renditja e klasifikon Tiranën në pozicionin e fundit për të dyja.

Për treguesin e parë, atë të përballueshmërisë së jetesës, rezultati matet duke kombinuar tre indikatorë. Ata janë qiraja, kosto e jetesës dhe paga mesatare. Sipas klasifikimit, në Tiranë nevojitet 170 për qind e pagës mujore mesatare për të përballuar qiranë dhe koston e jetesës.

Renditja e Palombos/ Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për

Kjo e rendit automatikisht, kryeqytetin e Shqipërisë si më të përballueshmin në Europë, me diferencë të madhe nga vendi i parafundit, që është Varna e Bullgarisë, ku qiraja dhe kostoja e jetesës kërkon rreth 145% të pagës mesatare.

Por përveçse është më e shtrenjta, Tirana ofron dhe cilësinë më të keqe të jetesës në Europë. Për cilësinë e jetes, renditja bëhet duke faktorizuar cilësinë e shërbimit shëndetësor, klimën, sigurinë dhe ndotjen. Sërish Tirana renditet e fundit në Europë, me diferencë nga qyteti i parafundit që është Jekaterinburgu i Rusisë.

Renditja e Palombos/ Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për

Teksa kullat e starkitektëve përpijnë çdo centimetër tokë dhe ngjiten në qiell duke u marrë qytetarëve të Tiranës edhe ajrin, rezultati është ky.

Tirana është zyrtarisht qyteti më i keq në të gjithë kontinentin Europian për të jetuar. I shtrenjtë, i përballueshëm, i ndotur, pa shërbim shëndetësor, por me kulla, me starkitektë dhe me Edi Ramën./kapitali