Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Karçanaj është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku së bashku me persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj të hetuarve janë ngritur akuza për disa vepra penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrimin e parave.



